Ish kryeministri uron Qeverinë e re

Ish kryeministri uron Qeverinë e re

Kryetari i AAK-së dhe nga sot ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Qeverinë e re që u votua para pak minutash.

Haradinaj me anë të një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka deklaruar se nga sot Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve.

“Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë. Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai momentalisht gjendet në Shtetet e Bashkuara, dhe ka deklaruar se pranim-dorëzimin e mandatit në emër të tij do ta bëj ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli.

“Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.”, ka përfunduar Haradinaj./21Media