Kosova sot po voton

Kosova sot po voton

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj pas votimit u shpreh se ai dhe e bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj e shfrytëzuan të drejtën e votës.

Haradinaj para gazetarëve i luti qytetarët që pa marrë parasysh bindjeve politike të dalin për të votuar.

Ai u shpreh që ky është proces i rëndësishëm për Kosovën. “Procesi i votimit po shkon në rregull, urime të gjithëve”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media