Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Pas deklaratës së presidentit të Serbisë , Aleksandër Vuçiq se Serbia nuk mund ta njeh Kosovën pa u bërë ndonjë kompromis, ka reaguar kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se paqja dhe stabiliteti në Ballkan arrihet kur Kosova dhe Serbia e njohin njëra tjetren në kufij ekzistues.

“Kosova ndan interesimin e SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon në Ballkan, që mund të arrihet kur Kosova dhe Serbia e njohin njëra-tjetrën në kufijtë ekzistues. Dialogu do të fillonte pa kushte. Kosova është e gatshme për falje dhe pajtim dhe për të vërtetën”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Vuçiq këto deklarata i bëri pas takimit me senatorët amerikan Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson në Beograd. Këta të fundit kanë thënë se duan të bëjnë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është pezulluar që kur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar./21Media