Haradinaj zbulon premtimin e madh që i bëri PSD-ja

Haradinaj: PSD më kanë thënë se nuk do të rrëzojmë kurrë…

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka treguar për herë të parë premtimin e madh që ia kishin dhënë zyrtarët e Partisë Socialdemokrate.

Haradinaj në një intervistë për Insajderin ka thënë se krerët më të lartë të PSD-së, ia kanë konfirmuar se nuk do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë, nëse kjo është kërkesë e Listës Serbe.

I pari i qeverisë ka shpalosur një takim me zyrtarët e partisë së Shpend Ahmetit, në të cilin sipas Haradinajt ka marrë zotime se nuk do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë, nëse e kërkon këtë Lista Serbe.

“Kohë më parë kur kam acarime me Listën Serbe jam taku me ta. Ju kam thënë se jemi duke shkuar në disa zhvillime të rënda, se unë jam duke shkuar në disa punë të mira për vendin dhe ju kam tregu që mund ta humb besimin e Listës Serbe. PSD më kanë thënë se nuk do të rrëzojmë kurrë, nëse don me kry punë për vendin, e Lista Serbe don me të rrëzu ty, na nuk ju ndihmojmë. “Mos u tremb më kanë thënë edhe disa deputetë të LDK-së dhe VV-së, që kryeje Ushtrinë se nuk e përkrahim Listën Serbe me të rrëzu ty”,  ka thënë kryeministri Haradinaj.

Back to top button