Haradinaj falënderon Kosovarët

Haradinaj falënderon Kosovarët

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gatishmëria e qytetarëve, institucioneve, bizneseve dhe vullnetarëve, për t’u dalë në ndihmë financiare, strehuese bashkëkombësve tanë në Shqipëri, të prekur pas tërmetit me pasoja tragjike, është përtej çdo pritjeje.

Haradinaj ka falënderuat të gjithë që hapën zemrat dhe dyert e shtëpie. “Në këtë situatë emergjente, si Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës po qëndroj në Kosovë, për të menaxhuar gjithë angazhimin institucional që ne si Qeveri e kemi nisur, menjëherë pas kësaj tragjedie. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet tona, që tashmë kanë marrë detyrat e tyre dhe janë bërë bashkë me ekipet shqiptare në zonat e prekura nga tërmeti. Ushtria e Kosovës, Policia, ekipet nga KEK, Trepça, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, ekipet e tjera emergjente do të vazhdojnë të jenë në Shqipëri, për aq kohë sa është e nevojshme angazhimi Ynë”, ka thënë Haradinaj.

Me këtë rast,  Haradinaj ka theksuar që ndihmat dedikuar bashkëkombësve në Shqipëri mund të dorëzohen në kazermën e ushtrisë në Prizren, të cilat pastaj ushtria jonë t’i kalojë te autoritetet e Shqipërisë apo edhe t’i dërgojnë në vend, aty ku duhet. “Po ashtu, kemi vendosur që të gjitha ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve tona të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në, të cilat pastaj në mënyrë institucionale do të përcillen për në Shqipëri”, ka thënë Haradinaj.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet. 

Në Shqipëri toka është lëkundur përsëri sot në ora 15:46.  Lekundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë. Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe epiqender në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana. /21Media