Rezultatet e ekipeve basketbollistike

Rezultatet e ekipeve basketbollistike

Skuadra nga Teksas vazhdon të tregojë forcën përballë ekipeve që janë në formë të mirë këtë stinor. Denver Nuggets u ndal dhe pësoi humbjen e 12-të sezonale të skuadrës, pas paraqitjes së mrekullueshme të James Harden dhe Clint Capela.

Dy yjet e Houston Rockets udhëhoqën skuadrën teksane drejt një fitoreje të madhe në Toyota Center, me rezultat 125-113 ndaj kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, të cilët prishën ecurinë pozitive prej pesë fitoresh radhazi. James Harden ishte thjeshtë fantastik, me 32 pikë, 14 asistime dhe 5 kërcime. Ndërsa për t’u veçuar ishte edhe paraqitja e zviceranit, Clint Capela, i cili shkëlqeu me 31 pikë.

Los Angelos Lakers u rikthye te fitorja, pas tre humbjeve radhazi. Sërish pa LeBron James që vazhdon të jetë i lënduar dhe nuk dihet ende data e saktë e rikthimit, kalifornianët mposhtën në udhëtim Dallas Mavericks me rezultatin 107-97.

Brandon Ingram dhe Lonzo Ball ishin më meritorët për këtë fitore. I pari realizoi 29 pikë, ndërsa Ball shtoi 21 të tjera. Ndërsa ndihmoi te Lakers edhe me pesë asistime e shtatë kërcime. Në krahun tjetër ishin të pamjaftueshme 28 pikët e talentit slloven, Luka Doncic për Dallas. Triumfon edhe skuadra e Boston Celtics ndaj Brooklyn Nets, me rezultat 116-95. Tetë basketbollistë të Bostonit e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.

Një fitore të madhe arriti San Antonio Spurs, ndaj Detroit Pistons. Blake Griffin bëri më të mirën e tij duke realizuar 34 pikë, por në fund festoi skuadra e Gregg Popovich me Spurs që triumfuan me shifrat 119-107.