Houston Rockets u treguan të fortë për nënkampionët e NBA

Houston Rockets u treguan të fortë për nënkampionët e NBA

James Harden fiton duelin me LeBron James ashtu si Houston Rockets që mposht Cleveland Cavaliers 117:113 në duelin e zhvilluar në Toyota Center. Harden ishte thjesht magjik në këtë sfidë duke regjistruar, triple duble, prej 35 pikë, 13 asistimeve dhe 11 kërcimeve. P

ër skuadrën e Mike D’Antoni është fitorja e katërt radhazi dhe e nënta këtë sezon, që i çon Rockets në kreun e Konferencës së Perëndimit së bashku me Golden State Warriors.

Kurse për Cavs, nuk ka ende këndellje. Atyre nuk u mjaftuan as 33 pikët e LeBron James. Aktualisht nënkampionët e NBA renditen në vendin e 11-të në Konferencën e Lindjes me pesë fitore e shatë humbje.

Zhgënjyes fillimi edhe për Oklahoma City Thunder. Këtë herë Denver Nuggets i shkakton humbjen e radhës dhe të shtatën sezonale Oklahomas, duke i mundur 102:94. Në Pepsi Center të Kolorados, mysafirët kishin basketbollistin me statistikat më të mira të ndeshjes, pikërisht Carmelo Anthony me 28 pikë sërish vendasit arritën të ishin më kompaktë, duke triumfuar me tetë pikë diferencë në fund.

Spektakël në përballjen mes Toronto Raptors dhe New Orleans Pelicans, sfidë që u mbyll me rezultat 122:118. Për ekipin nga Kanada, shkëlqeu DeMar DeRozan, me 33 pikë, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Holiday, që realizoi 34 pikë, të pamjaftueshme për të shmangur disfatën e Pelicans.