Më 16, 17 dhe 18 gusht mbahet edicioni i sivjetmë i Hardh Fest-it

Më 16, 17 dhe 18 gusht mbahet edicioni i sivjetmë i Hardh Fest-it

Me sloganin “Një gotë për mot”, më 16, 17 dhe 17 gusht do të mbahet edhe këtë vit festa e vjeljes së rrushit, Hardh Fest. Edicioni i sivjetmë i këtij festivali tashmë tradicional, do të sjellë shumë emra të njohur dhe do të ketë shumë risi.

Më poshtë mund ta ndiqni promon e festivalit:

Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, është një nga manifestimet më të rëndësishme në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë. Përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre, me qellim që të zënë vendin e merituar, si pika kryesore turistike në hartat turistike vreshtare të Kosovës dhe rajonit./21Media