HardhFest shënon një sukses të paharruar

HardhFest shënon një sukses të paharruar

Me orën poetike, hapjen e ekspozitës së artistëve, pjesëmarrës në Kononinë e Artit dhe me përzgjedhjen e mbretëreshës së Rrushit, të dielën  është përmbyllur edicioni i 16-të i Festës së Vjeljes së Rrushit HardhFest.

Këtë vit, numri i pjesëmarrësve në HardhFest arriti mbi 50 mijë, gjë që tregon se interesimi  për këtë festë, është duke u rritur.

E vecanta e këtij edicioni ishtë performanca e legjendës së rockut Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupeve ndër më të njohura të rockut klasis Deep Purple dhe Rainbow, si dhe George Giakis dhe grupin Troublemakers.

Gjithashtu  Hardh Fest këtë vit riktheu në skenë grupin 403, të cilët për një kohë të gjatë nuk u panë në skena të mëdha.

Gjatë katër ditëve festive, n’Konak dhe në qendër të Rahovecit, u mbajtën aktivitete të ndryshme tradicionale e artistike.

Hapja e festivalit filloi të enjtën, me 7 shtator.

Festa e vjeljes së rrushit  Hardhfest ka tri vite që është ri brenduar me format të ri  dhe që po mbahet në Rahovec, duke arritur nivelin e organizimeve më të rëndësishme në Kosovë, e që është duke sjell emra të njohur botërorë. Këtë vit festa e madhe e rrushit, u mbajtë me slloganin “Mbas Verës vjen Vera”. /21Media