Një gabim shumë i shtrenjtë

Një gabim shumë i shtrenjtë

Xhevahirët e Rita Orës në vjerë prej 4 milionë dolalrë, të cilët ajo duhej t’i kishte vënë në Festivalin e Filmit të Kanës u harruan në një avion.

Gruaja, që ishte ngarkuar për transportimin e xhevahirëve të huazuara nga një markë luksoze, harroi bizhuteritë e shtrenjta në avionin ku udhëtoi në aeroportin e Nisë, Francë, pasi mbërriti nga Londra.

Në momentin që ajo kuptoi se kishte harruar bizhuteritë, avioni ishte nisur sërish drejt aeroportit të Luton në Londër.

“Dikush gati humbi disa miliona”, tha një polic.

Bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u nisën sërish drejt Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Ylli i popit u shfaq më vonë në Kanë më 16 maj me një gjerdan mahnitës me diamante dhe një fustan të bardhë./21Media