Barcelona mbetet e dyta në tabelë me 46 pikë

Barcelona mbetet e dyta në tabelë me 46 pikë

Futbollistët e Barcelonës shënuan sonte fitore si vendës kundër skuadrës Levante me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 22-të të La Ligës spanjolle.

Pas humbjes nga Valencia xhiron e kaluar, ekipi i Barçës arriti fitore të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit, me golat e Ansu Fati në minutat 30 dhe 31 të pjesës së parë. Rochina shënoi për Levante në minutën e dytë të kohës shtesë.

Barcelona mbetet e dyta në tabelë me 46 pikë, tri më pak se Real Madrid. Levante, për të cilën kjo ishte humbja e 12-të në këtë edicion garash, vazhdon të mbetet në pozitën 13 me 26 pikë.