Këngëtarët vijnë me baladë

Këngëtarët vijnë me baladë

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Shkëlzen Jetishi dhe Vjollca Haxhiu kanë paralajmëruar projektin më të ri muzikor.

Kënga mbanë emrin “Harroje kaloje” dhe do të publikohet këtë të premte në orën 19:00, përcjell rtv21.tv

Kjo është bërë e ditur nga “Arkiva Shqip” në rrjetin social, Instagram. “Premierë të premten në orën 19:00. Shkëlzen Jetishi ft Vjollca Haxhiu”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.

 

View this post on Instagram

 

Premiere te premten ne oren 19:00 @jetishishkelzen ft. @vjollcahaxhiuu – Harroje Kaloje 💫💫💫 @emra_com

A post shared by @ arkivashqip on

Detaje të tjera rreth këtij projekti nuk kanë bërë të ditur këngëtarët, dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet kjo këngë nga publiku.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dy këngëtarëve pasi që ata në vitin 2017 kishin publikuar këngën “Hakmarrje”. Kënga ishte pëlqyer shumë nga publiku, dhe deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media