Ka shumë rregulla të familjes Royal por që Meghan nuk i respekton ato

Ka shumë rregulla të familjes Royal por që Meghan nuk i respekton ato

Prince Harry dhe Meghan Markle janë çift i familjes Royal të cilët po thyejnë tabut në familjen mbretërore.

Përqafimet dhe natyrisht, puthjet në publik nuk janë të preferueshme në familjen Royal, por Duka dhe Dukesha e Sussex nuk mendojnë se ka ndonjë gabim rreth kësaj, transmeton rtv21.tv.

Ata rregullisht mbajnë duart dhe përqafohen njëri me tjetrin.

Po ashtu pas fitores në veprimtarinë bamirëse me Polo, Princi Harry puthi me pasion Meghan Markle. Sidoqoftë, këto gjeste gjatë ngjarjeve sportive nuk janë diçka e rrallë. Princesha Diana gjithashtu puthi Princin Charles pas këtyre ndeshjeve.

Meghan Markle mbyll dyert e veturave vetë

Edhe pse kjo gjë nuk është një shkelje e madhe e protokollit, anëtarët e familjes Royal nuk e bëjnë këtë. Eksperti i Etikës, Ëilliam Hanson theksoi se kjo nuk është një shkelje protokollare po ashtu tha, “Zakonisht, nëse jeni anëtar i familjes mbretërore ose një dinjitoz, keni një anëtar të stafit për të hapur dhe mbyllur derën e makinës për ju”.

Meghan Markle nuk vesh pantallona të gjera

‘Penti’ siç i quajmë ne janë një element i domosdoshëm në veshjet e anëtarëve të familjes Royal kur ato paraqiten në publik. Mbretëresha Elizabeth II kërkon që familja Mbretërore të ndjekë gjithmonë këtë rregull pavarësisht se çfarë moti ka. Por Meghan Markle është shfaqur në publik disa herë jo vetëm duke injoruar këtë rregull, por edhe duke veshur këpucë të hapura, të cilat janë një tabu tjetër, sipas etiketimeve mbretërore.

Princi Harry dhe Meghan Markle i hoqën këpucët në plazh

Gjatë një vizite në Australi në Tetor 2018, Duka dhe Dukesha e Sussex vizituan plazhin e famshëm të Sidneit Bondi. Princi Harry dhe Meghan Markle i hoqën këpucët dhe ecën në këmbën e zbathur të rërës, e cila është një kundërshtim i drejtpërdrejtë i mirësjelljeve mbretërore. Ky ndalim funksionon kryesisht për gratë. Kate Middleton, ndryshe nga Duka dhe Dukesha e Sussex e ndjek këtë rregull. Gjatë vizitës së saj në Australi në vitin 2014, gruaja e Princit Ëilliam shëtiti në plazh duke veshur këpucët e saj.

Meghan Markle ecën para Princit Harry

Sipas protokollit mbretëror, anëtarët e familjes Mbretërore origjina ose statusi i të cilave është më i ulët supozohet të qëndrojnë prapa. Meghan Markle ka qenë shumë herë para Princit Harry gjatë ngjarjeve publike.

Meghan Markle vesh rregullisht veshje të zeza në publik.

Në familjen Royal, ngjyrat e zeza përdoren vetëm gjatë ngjarjeve të zisë. Më shumë se kaq, sa herë që një anëtar i familjes mbretërore udhëton diku, ata paketojnë një sërë rrobash të zeza në mënyrë që nëse monarku vdes atëherë kur të kthehen në shtëpi t’i veshin ato. Kjo traditë e pashkruar është ndjekur që nga viti 1952 kur Elizabeta II ishte duke vizituar Kenia dhe babai i saj vdiq. Princesha nuk kishte rroba të zeza me vete.

Meghan Markle mban rregullisht rroba të zeza në ngjarje zyrtare. Ajo madje vizitoi  ceremonin e çmimeve të Modës në Britani më 2018 me ngjyrë të zezë të thonjve, që është një tjetër shkelje e etiketave mbretërore që lejon gratë të kenë vetëm thonjtë nudo ose rozë.

Se a është mungesë respekti ndaj monarkëve të tjerë apo është një përpjekje për të qenë sa më afër njerëzve të thjeshtë dhe një tendencë e mirë në përgjithësi nuk dihet ende.