Nait Hasani thotë ende nuk është i sigurt emërimi i tij

Nait Hasani thotë ende nuk është i sigurt emërimi i tij

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani është propozuar si ambasador i Kosovës në Shqipëri. Ai gjatë ditës  së sotme është interevistuar  nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës, Zafir Berisha me anë të një postimi në Facebook.

Intervistimi i të propozuarit për Ambasador në Republikën e Shqipërisë z.Nait Hasani në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike”, ka shkruar Berisha.

Megjithkëtë deputeti Hasani për portalin rtv21.tv tha se ende nuk dihet sigurt dhe se ka procedrura tjera deri në një vendim për emërimin e tij si ambasador i Kosovës në Shqipëri. /21Media