Ramadani fitoi të artën mbrëmë në disiplinën hedhje e gjylës 5 kilogramë

Ramadani fitoi të artën mbrëmë në disiplinën hedhje e gjylës 5 kilogramë

Atleti Muhamet Ramadani ka pranuar sot medaljen në ceremoninë e organizuar në stadiumin Tafiq Brahimov të Bakusë së Azerbajxhanit.

Medaljen Ramadanit ia ka dorëzuar presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili ishte i nderuar nga organizatorët për të ndarë medaljet.

Atleti Muhamet Ramadani fitoi të artën mbrëmë në disiplinën hedhje e gjylës 5 kilogramë. Me rezultatin 19.75 metra, atleti ynë i artë ishte bindshëm i  mirë se sa garuesit nga Rusia e Suedia, që patën rezultatin 18.81 dhe 17.75 metra.

Ramadani u bë sportisti i parë i Kosovës që fiton medalje Olimpike Evropiane për të Rinj.

Të pranishëm në stadium për të ndjekur ceremoninë e ndarjes së medaljes për 16-vjeçarin tonë të artë, me ç’rast u intonua edhe himni i Kosovës, ishin edhe ekipi Olimpik i Kosovës, të cilët përfaqësuan vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.