Hasani: Në fushën e minierave duhet investitorë të jashtëm

U mbajt konferenca ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”

Për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë vendi është i rëndësishëm edhe zhvillimi i sektorit të minierave dhe mineraleve në Kosovë.

Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se Qeveria e Kosovës me qëllim të zhvillimit të sektorit minerar ka hartuar strategjinë e minierave të Kosovës 2012/2021 qëllimi të cilës është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social.

“Në aspektin ligjor kjo strategji përcakton kornizë ligjore udhëzime administrative që mund të kenë ndikim në sektorin minerale dhe për të fuqizuar këtë sektori janë bërë përpjekje edhe përmes strategjisë kombëtare . Nga hulumtimet e bëra del se Kosova dispononin vlera nga 2,5 deri në 25 milionë euro dhe investimi në sektorin minerale mundëson normë më të lartë të zhvillimit ekonomik”, tha Limaj.

Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës është drejt konsolidimit të legjislaturës për ndërmarrjen minerale “Trepça” dhe përmes kësaj mundësohet fuqizimi i saj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se Kosova është në fazën më të mirë për të bërë investime sidomos në fushën e minierave, e për këtë sipas tij duhen edhe investitor të jashtëm. Sipas tij në këtë drejtim janë duke krijuar disa lehtësira që do tërhiqnin më shumë investitorët e huaj për të investuar në Kosovë.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi tha se sektori i minierave ka ngecur për shkak të ngatërrime burokratike dhe tani këto ngecje përmes ligjit të investimeve strategjike dhe ligjit të ri të minierave i cili do reflektojë edhe në ligjin për Investime Strategjike që stimulon investitorët për të investuar në këtë sektor.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se Kosova nuk ka bërë shumë për zbulimin e mineraleve të saj të fjetura në zonën kufitare dhe për këtë ai propozoi që së bashku dy shtetet të krijojnë një komision kështu duke bërë një projekt për mineralet në brezin kufitar pasi që vetëm në këtë mënyrë Kosova do të mund të kthehet në një zonë tepër të rëndësishme minerale dhe do të krijoheshin mijëra vende pune.

Back to top button