Kosova deri tani ka fituar tri medalje të arta

Kosova deri tani ka fituar tri medalje të arta

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka bërë të ditur sukseset e sportistëve kosovarë, që po marrin pjesë në Lojërat Olimpike Mesdhetare ”Tarragona 2018”, që po mbahen në Spanjë.

Hasani live në emisionin ”Prite të Gjelbrën” për zhvillimet e fundit në lojërat Mesdhetare, shkruan rtv21.tv

Edhe pse  Kosova për herë të parë po merr pjesë në këto lojëra, deri tani ka rrëmbyer 3 medalje të arta. Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar medaljet e arta, ndërkohë, sot nga ora 17:00 në finale do të ndeshet edhe xhudistja, Loriana Kuka./21Media