Sot në Debat Pernime në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit

Sot në Debat Pernime në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të komunës së Obiliqit

Kandidati për kryetar nga ana e AKR-së, Shemsedin Hashani premtoi që çdo aktivitet politik do të zhvillohet pa asnjë formë të diskriminimit dhe asnjë formë të keqpërdorimit.

Ai nuk dëshiron që të premtojë asgjë që është objektivisht e parealizueshme, dhe beson se qytetarët e Obiliqit janë të përcaktuar për ndryshimin e jetesës së tyre, në një ambient ekonomikisht të pazhvilluar tash e 17 vite.

Hashani beson se udhëheqësit e deritanishëm nuk kanë kredibilitet ta vazhdojnë qeverisjen e komunës, dhe se ndryshimi që qytetarët e komunës e kërkojnë nuk mund të bëhet me këto forca politike që kanë udhëhequr deri më tani, shkruan rtv21.tv.

Sundimi i ligjit është prioritet kryesor për Hashanin, duke ndaluar veprimin e krimit të organizuar, si dhe ndalimin e veprimeve në konflikte interesi.

Kandidati i AKR-së premton se udhëheqja e tij do të jetë qëllim-mirë, e sinqertë, transparente dhe llogaridhënëse, duke respektuar kështu vullnetin e qytetarëve në të gjitha format e vendim-marrjes./21Media