''Për drejtësi dhe mirëqenie, na duhet ndryshimi. Për zhvillim na duhet pjesëmarrja''

”Për drejtësi dhe mirëqenie, na duhet ndryshimi. Për zhvillim na duhet pjesëmarrja”

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka deklaruar se kandidimi i tij për kryetar të Prizrenit është një obligim dhe përgjegjësi e madhe për të cilën nga sot do të nisin punën në përpilimin e ofertës së tyre qeverisëse.

Sipas tij, programi do të jetë konkret dhe i matshëm, ashtu që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën e tyre.

“Pas diskutimeve me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, bisedat me simpatizantët dhe qytetarët e Prizrenit dhe së fundi pas mbështetjes që erdhi nga vota e aktivistëve, pranova të jem kandidat për kryetar komune. Ju falënderoj të gjithë për mbështetjen! Kandidatura nga radhët e Lëvizjes më bën nder dhe krenar, po një ashtu është obligim dhe përgjegjësi e madhe. Ne qeverisjen nuk e shohim si privilegj por si shërbim ndaj qytetarëve”, ka shkruar Haskuka.

Ai më tutje ka treguar se pë ta qeverisja nuk është qëllim në vete, por mjet për të përmirësuar jetën e qytetarit të thjeshtë. ”Për ne qeverisja nuk është pushtet, por obligim dhe llogaridhënie. Prandaj, nga sot ne do të fillojmë punën në përpilimin e ofertës sonë qeverisëse, ashtu si në Prishtinë, programi do të jetë konkret dhe i matshëm ashtu që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën tonë. Për drejtësi dhe mirëqenie, na duhet ndryshimi. Për zhvillim na duhet pjesëmarrja. Për kthimin e shpr esës për një të ardhme me dinjitet për fëmijët na duhet bashkimi. Së bashku për ndryshimin me #meZemër!”, ka shkruar më tuje Haskuka në facebook.

Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje kandidat për kryetarë të komunave ka propozuar zyrtarisht katër deputet të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt. Deputeti Sami Kurteshi është kandidatë për komunën e Gjilanit, deputeti Mytaher Haskuka kandidatë për kryetar të Prizrenit, deputeti Driton Çaushi kandidat për komunë të Gjakovës dhe deputeti Salih Salihu kandidat për kryetarë të komunës së Vitisë./21Media