Haskuka flet edhe për mundësinë e koalicionit mes VV dhe LDK në Prizren

Haskuka flet edhe për mundësinë e koalicionit mes VV dhe LDK në Prizren

Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka në Click të RTV21 ka thënë se kryesia dhe nëndegët e LDK në Prizren janë për bashkëpunim më VV në Prizren mirëpo se ende ka probleme.

Haskuka tutje tha se pa marrë parasysh se çfarë ndodhë në aspektin zyrtarë ai tha se votuesit e LDK-së do ta votojnë atë për kryetarë dhe se do të këtë ndryshim të rezultatit me 19 nëntor.

Haskuka iu kundërpërgjigj edhe akuzës së Totaj se pse e kishte gjuajtur ish- kryeministrin, Isa Mustafa më gotë më ujë.

Ai tha se nuk ka pasur asgjë personale me Mustafën dhe se këtë situatë ia kishin imponuar marrëveshjet e zajednicës dhe demarkacionit.

Ndryshe për komunën e Prizrenit në balotazh janë kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj dhe kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka./21Media

Totaj: Haskuka e sulmoi fizikisht Isa Mustafën me gotë me ujë