Betisi mposhti Bilbaon

Betisi mposhti Bilbaon

Real Betis shënoi fitore të vështirë si vendës kundër Athletic Bilbao edhe pse kishte tre gola epërsi. Vendësit i hynë furishëm kësaj ndeshjeje duke shënuar tre gola për vetëm 20 minuta përmes Joaquin ‘2, ’11 dhe ’20.

Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe deri në fund të ndeshjes shënuan dy herë, përmes Williams nga penalltia në minutën 44 dhe Berchiche ‘75.

Pas fitores së gjashtë në këtë edicion garash, Real Betis renditet në pozitën 11 të tabelës me 20 pikë, derisa Athletic Bolbao, për të cilën kjo ishte humbja e katërt, ndodhet në pozitën e gjashtë me 26 pikë.

Në ndeshjen tjetër Valladolid dhe Real Sociedad u ndan pa fitues 0:0, derisa Eibar dëshpëroi tifozët e vet duke pësuar humbje si vendës kundër Getafe 1:0.

Sonte në kuadër të javës 16 të La ligës së Spanjës në futboll luajnë edhe Leganes-Celta Vigo dhe Osasuna-Sevilla.