Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj nuk e ndjekin njëra tjetrën në Instagram

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj nuk e ndjekin njëra tjetrën në Instagram

Janë një familje e njohur, që përveç gjakut i bashkon edhe arti e muzika, bëhet fjalë për familjen Hadërgjonaj/Ramosaj. Ato postojnë shumë fotografi bashkë në rrjete sociale dhe komentet mbështetëse dhe pozitive për njëri-tjetrin nuk mungojnë asnjëherë, shkruan rtv21.tv

Image result for familja hadergjonaj ramosaj

Para disa ditësh Anxhelina festoi ditëlindjen e saj, në disa video që u postuan në snapchat dhe instastory nga motra e saj, Agnesa Hadërgjonaj dhe vetë ajo u panë vetëm ato të dyja dhe një mike tjetër e tyre.

Të gjitha menduan se Beatrix kishte harruar t’i bënte një urim kushërirës së saj, por në të vërtetë kishte qenë e qëllimshme. Ato madje nuk ndjekin as njëra tjetrën në instagram. Përveç Anxhelinës, Beatrix nuk e ndjek as tezen e saj, Albërijen dhe vajzën tjetër të saj.

Image result for anxhelina hadergjonaj feston ditelindjen

Image result for anxhelina hadergjonaj ariel

Related image

Mollë sherri sipas mediave në Shqipëri ka qenë miku i tyre që është njëri ndër make up artistët më të njohur në Amerikë, Ariel. Beatrix kishte kërkuar nga ai t’i hapte dyert asaj në tregun ndërkombëtar dhe ta njoftonte me njerëz të njohur të industrisë së showbizzit. Ndërkohë, Anxhelina po përgatitet që shumë shpejt ta publikojë këngën e saj të parë për tregun ndërkombëtar./21Media