21 vjeçarja ia merr fronin Adeles

21 vjeçarja ia merr fronin Adeles

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Camila Cabello ka rrëzuar nga froni këngën “Hello” të këngëtares gjithashtu të njohur, Adele. Kjo këngë që nga viti 2015 kur edhe ishte lansuar qëndronte në vendin e parë si kënga më e dëgjuar në platformat online. Por, “Havana” e Camilas tashmë është kënga që zë këtë vend, shkruan rtv21.tv

Kënga e 21 vjeçares e lansuar në tetor të 2017-së zuri vendin e parë me mbi 3.4 miliardë dëgjime, kështu duke lënë prapa “Hello” të Adeles që ka 3.36 miliardë dëgjime.

Ky sukses për Camilen po ndodhë në kohën kur ajo ka zgjedhur të pushojë pak nga muzika, pak para se të lansojë albumin e saj të dytë. “Përshëndetje, sapo fillova pushimin tim të parë në këto gjashtë vjet dhe ndjehem për mrekulli. A mund ta përfundojë tani albumin tim të dytë?”, kishte shkruar këngëtarja në profilin e saj në Twitter.

“Consequences” është projekti i fundit muzikor i artistes i publikuar në tetor të 2018-së. Kënga deri më tani numëron mbi 31 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media