“Havana nuk do të negociojë kurrë nën presionin e SHBA-ve”

Rodriguez ka thënë se Kuba  nuk do të bëjë lëshime për sovranitetin dhe pavarësinë e saj

Kuba nuk do të negociojë kurrë nën presion dhe kërcënim, theksoi sot ministri kuban i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez në përgjigje ndaj politikës amerikane përballë ishullit.

“Ne nuk do të negociojmë kurrë nën presion dhe kërcënim. Kuba nuk do të bëjë lëshime për sovranitetin dhe pavarësinë e saj, nuk do të negociojë për parimet e saj dhe nuk do të pranojë kurrë vendosjen e kushteve nga SHBA-të”, deklaroi Bruno Rodriguez në një konferencë shtypi të mbajtur në kuadër të një vizite zyrtare në Austri, raporton AFP.

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi të premten në Florida vullnetin e tij për të rishikuar afrimin me Kubën, të ndërmarrë në fund të vitit 2014 nga paraardhësi i tij, Barack Obama, pasi më shumë se një gjysmë shekulli tensione.

Back to top button