Ndërsa kryeministri përmendi si sfidë moszbatueshmerinë e ligjeve

Ndërsa kryeministri përmendi si sfidë moszbatueshmerinë e ligjeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës priti në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli. Ky i fundit i kërkoi kryeministrit të ndryshohent Ligji antikorrrupsion, sekuestrimi i pasurisë së fituar përmes veprës penale, ai për shmangien e konfliktit të interesit, si dhe Ligji për deklarimin e pasurisë.

Havolli ka shprehur gatishmërinë e tij, si dhe të Agjencisë për një bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv me qeverinë, në përmirësimin e gjithmbarshëm të perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin në vend.

Haradinaj tha se me konceptin e tij qeverisës mësynë fuqizimin në mandatin e vet ligjor të secilit subjekt a entitet të sistemit.

Sipas një komunikate të Qeverisë, kryeministri përmendi si sfidë moszbatueshmerinë e ligjeve, si dhe korrupsionin e lartë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë që ai e drejton për ndryshim rrënjësor të kësaj gjendjeje.

Drejtori  i Agjencisë Kundër Korrupsion Havolli ia parashtroi kryeministrit kërkesat që katër ligje që kanë të bëjnë me korrupsionin të plotësohen dhe ndryshohen, siç është Ligji antikorrrupsion, sekuestrimi i pasurisë së fituar përmes veprës penale, ai për shmangien e konfliktit të interesit si dhe Ligji për deklarimin e pasurisë, duke i inkorporuar në to praktikat e mira.

Sipas kryeministrit Haradinaj suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të arrihet nëse bëhet vlerësim real i prezencës dhe i peshës së korrupsionit në shoqërinë tonë.

Ai tha se qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që të arrihen rezultate konkrete në afat optimal në luftimin e krimit dhe korrupsionit.