Sonte në Munich të Gjermanisë u zhvillua ndeshja për titull kampioni

Sonte në Munich të Gjermanisë u zhvillua ndeshja për titull kampioni

Ndeshja ishte në kuadër të kategorisë super të mesme EBU, ku u përballën boksieri kosovar Haxhi Krasniqi, dhe ai rus Sanislav Kashtanov, shkruan rtv21.tv.

Pas 12 rundeve të gjata, triumfues doli Krasniqi, i cili mundi një nga boksierët më të suksesshëm të kësaj kategorie.

Fillimin e meçit më mirë e nisi Krasniqi, duke plasuar më shumë goditje të suksesshme në drejtim të kundershtarit, e nga 12 runda vetëm 2 ose 3 i takuan rusit, duke bërë kështu që juria me vendim unanim të shpallë fitues Krasniqin.

Gjatë meçit nuk ka munguar përkrahja e tifozëve për Krasniqin, duke brohoritur emrin e tij, “fitore” e duke kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar”./21Media