Haxhiu: 27 milionë euro mbushje janë në depo

Bekim Haxhiu përmend disa nga parregullësitë në PTK

Anëtari i Komisionit Hetimor për “PTK-në”, Bekim Haxhiu sot në emisonin “Click” në RTV 21 , përmendi disa nga parregullësitë të cilat çuan deri në gjendjen aktuale të Telekomit.

Një ndër parregullësitë sipas Haxhiut është keqmenaxhimi me rrjetin e fibrit otpik. Haxhiu vlerësoi se nëse do të shfrytëzohej fibri optik, Telekomi do të gjeneronte të hyra të mjaftueshme.

Bekim Haxhiu tha se janë afro 27 milionë euro mbushje telefonike në depo të PTK dhe punësimet e reja në këtë institucion janë bërë për t’i futur në treg këto mbushje./21Media

Back to top button