Haxhiu anulon provimin e noterisë

Pagesat e kandidatëve do të kthehen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë vendim për anulimin e provimit të noterëve të mbajtur me 19 prill 2019.

Një gjë e tillë sipas Haxhiut, është bërë me arsyetimin se procesi nuk ka pasur ligjshmëri, as transparencë e as legjitimitet, raporton 21Media

Po ashtu, Haxhiu tha se bashkë me kabinetin e Ministrisë së Drejtësisë kanë marrë vendim se pagesat që janë bërë nga kandidatët të cilët i janë nënshtruar provimit të noterisë do të kthehen.

Haxhiu tregoi  se konkursi tjetër i noterisë do të shpallet sapo të kryhen procedura të brendshme dhe nuk do të vonohet.

Ministrja Haxhiu po ashtu bëri të ditur se është shfuqizuar edhe vendimi për emërimin e komisionit për zgjedhjen e noterëve, si dhe vendimin për emërimin e komisionit për dhënien e provimit të noterisë./21Media

Back to top button