Haxhiu: Dialogu po ia lehtëson rrugën Serbisë drejt anëtarësimit në BE

“PSD nuk përfaqëson opozitën”

Ekipi negociator i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, sot zhvilluan takimin e parë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica MogherniEkipi kosovar u shpreh i kënaqur nga ky takim. Megjithatë, deputeja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një prononcim për portalin rtv21.tv tha se ky dialog është pa parime dhe kushte.

Sipas Haxhiut ky dialog po ia lehtëson rrugën Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

“Nga viti 2011-2017 nuk ka qenë në interes të Kosovës madje i njëjti ka forcuar pozicionin e Serbisë në Republikën e Kosovës. Për ne këto negociata kanë qenë të papranueshme madje sot është vërtetuar që kemi pasur të drejtë në kundërshtimin tonë sepse përderisa këto negociata kanë dëmtuar Kosovën qoftë për së brendshmi, qoftë në aspektin ndërkombëtar, në anën tjetër ia kanë lehtësuar rrugën Serbisë për anëtarësim në BE”, ka thënë Haxhiu për rtv21.tv.

Deputetja e VV-së u shpreh se nuk është dashur të niset asnjë fazë e dialogut me Serbinë, por sipas saj së pari të bëhet një bilanc dhe vlerësim i së kaluarës e pastaj listë kërkesash për Serbinë.

“Ekipi në fjalë nuk përfaqëson interesat e Kosovës, por janë në shërbim të plotë të Hashim Thaçit. Në vend se të angazhoheshin për pavlefshmërinë e aventurave të rrezikshme të Hashim Thaçit ata u bën vagonë të tij prandaj ky proces do të jetë sërish në favor të Serbisë dhe sërish do të përsëriten gabime që do t’i kushtojnë shumë vendit”, u shpreh Haxhiu duke thekësuar se nuk do të iu bashkangjitën ekipit negociator. “Ne nuk do të jemi pjesë e këtyre pazareve, përkundrazi do t’i kundërshtojmë fuqishëm ato”, u shpreh tutje për rtv21.tv Haxhiu.

Albulena Haxhiu deklaroi se PSD nuk përfaqëson opozitën. “Ajo me të dyja këmbët është me Qeverinë dhe me Hashim Thaçin, madje nuk përfaqëson as qytetarët sepse mandatet e tyre janë të vjedhura”, ka deklaruar ajo.

Vendet e rezervuara për LDK-në dhe VV-në në ekipin negociator të dialogut janë duke u përfaqësuar nga deputetët e PSD-së, për siç është thënë deri këto dy parti opozitare të zgjedhin përfaqësuesit e tyre./21Media

Back to top button