Haxhiu: Do të ndihmojmë viktimat e dhunës në familje

Haxhiu: Do të angazhohemi që të ndihmojmë viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit me qenie njerëzore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave ditore që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat dhe problemet të cilat ballafaqohen këto qendra, përfaqësueseve të cilave iu ka premtuar përkrahje përmes përkujdesjes institucionale për këto strehimore të cilat kanë për qëllim të ofrojnë mbrojtje dhe të rehabilitim të viktimave të dhunës në familje, atyre të trafikimit si dhe rastet e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Sipas një komunikate të MD-së, ministrja po ashtu është informuar se mungesa e strehimoreve mbetet një sfidë shumë e madhe për shkak se kjo paraqet rrezik të lartë për të gjitha gratë dhe fëmijët të cilët në pamundësi strehimi, m beten të rrezikuar nga ushtruesit e dhunës që shpesh ka çuar edhe në fatalitet.

Ministrja Haxhiu është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojtje dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë.

Back to top button