Reagimi i Haxhiut pasi u arrestua i dyshuari për dhunimin e të miturit në Prizren

Reagimi i Haxhiut pasi u arrestua i dyshuari për dhunimin e të miturit në Prizren

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se lajmi për arrestimin e të dyshuarit për tentim dhunimin e të miturit në Prizren është i mirë dhe veprimi më i vogël në kuptim të mbrojtjes së fëmijëve dhe qytetarëve në përgjithësi.

“Dhunuesit të dalin para drejtësisë, organet e sigurisë dhe hetuesisë e kanë për obligim të mbrojnë qytetarët dhe të zbardhin rastin deri në fund. Gjykata duhet të shqiptoj dënime meritore për dhunuesit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J., lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren.

“I dyshuari, është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 7, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Për të njëjtin, pritet që të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit./21Media