Haxhiu flet pas takimit VV-LDK

Haxhiu flet pas takimit VV-LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot takimin e radhës, shkruan rtv21.tv

Pas takimit të dy partive politike, deputetja Albulena Haxhiu tha se për çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e përgjegjësive do të ketë takim para të hënës ndërmjet kryetarëve.

Ajo tha se janë optimistë që marrëveshja do të nënshkruhet deri në fillim të javës tjetër.

“Presidenti Thaçi e ka obligim kushtetues ta thërret seancën konstituive ta thëras brenda 30 ditëve. Nëse nuk e thërret, Kuvendi mblidhet vetë”, ka thënë Haxhiu.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Partia me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje, e dyta LDK-ja, e treta PDK, pas PDK-së vjen koalicioni AAK-PSD, dhe pas tyre Lista Serbe. Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë përfundimisht bëhet pjesë e kuvendit të Kosovës./21Media