Haxhiu kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile

“Çdo negociim për vazhdim është i papranueshëm”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me çështjen e vazhdimit të kontratës së Telekomit me kompaninë Z-Mobile. Ajo në një status në llogarinë e saj në Facebook shkruan se çdo negocim për vazhdimin e mundshëm të kësaj kontrate është i papranueshëm.

“Asnjë kusht nuk është i pranueshëm. Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mo svazhdohet. Çdo negociim për vazhdim është i papranueshëm. 30 korrik#Fund, shkruan Haxhiu.

Bordi i Telekomit të Kosovës ka marrë vendim që ta ndërpresë kontratën me kompaninë Z-Mobile, duke konsideruar se kjo kontratë e nënshkruar 10 vjet më parë, ka rezultuar të jetë e dëmshme për Telekomin dhe si e tillë e ka futur në krizë financiare.

Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile në vazhdimësi kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me kontratën. Mospajtimet mes palëve kishin nisur kur Z-Mobile kërkoi numeracion shtesë. Çështja kishte shkuar në arbitrazh dhe Gjykata e Prishtinës vendosi në favor të Z- Mobile.

Ndërkohë, për dëmin e shkaktuar, Telekomi obligohej t’i jepte numeracion shtesë Z-Mobile, t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G, dhe të paguante një gjobë prej mbi 25 milionë eurosh në emër të shpagimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së arbitrazhit.

Z-Mobile ka kërkuar që borxhi prej mbi 25 milionë euro të paguhet në të kundërtën do të fillohen procedurat e përmbarimit, që nënkupton mbylljen e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Back to top button