"Albini e ka kredibilitetin më të madh etik, moral e profesional"

“Albini e ka kredibilitetin më të madh etik, moral e profesional”

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se të vetmin argument që e kanë dëgjuar nga LDK-ja, se ata duhet të kenë postin e kryeministrit, thonë se në sondazhe janë të parët.

Po të them se nuk është ashtu. Nënkryetari jonë sot ka ftuar kompanitë kredibile për të bërë sondazh dhe do të binden se nuk është partia e parë. Vetëvendosje është partia e parë, dhe Albin Kurti është larg lideri më i preferuar për kryeministër”, ka thënë Haxhiu.

Largimi i Kurtit është tallje me bindjen e publikut dhe kjo nuk do të ndodhë. Ai ka kredibilitetin më të madh etik, moral e profesional. Është pikërisht ajo çfarë i duhet aktualisht Kosovës. Luftës së korrupsionit dhe çkapjes së shtetit vetëm Albini dhe Vetëvendosje mundet me i dalë ballë”, ka deklaruar Haxhiu.

Argument i Vetëvendosjes për ta drejtuar Qeverinë, Haxhiu ka thënë se është edhe fakti se “partitë e tjera, përfshirë LDK-në na kanë treguar se si qeverisin”.

Sot është luks arsimi, shëndetësia, punësimi e energjia, që në fakt janë prioritete”, ka thënë Haxhiu në Interaktiv.