Haxhiu: Kosova po rrezikohet nga këto subjekte

Loading...

Haxhiu: Kosova po rrezikohet nga këto subjekte

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas komenteve të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili mbrëmë ka deklaruar se parimisht partia e tij nuk është kundër që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të jetë kryenegociator i bisedimeve me Serbinë.

“Nuk është e quditshme që LDK është pro Thaçit për kryenegociator! Ata në fakt e votuan Thaçin për President!”, ka shkruar deputetja në reagimin e saj në Facebook.

Haxhiu po ashtu ka thënë se Kosova po rrezikohet nga këto subjekte që ditën duken se dallojnë ndërsa natën bëjnë pazare bashkë në kurriz të vendit.

“VETËVENDOSJE! e vetmja shpresë për vendin dhe qytetarët!”, thuhet në postimin e deputetes së VV-së./21Media

Hazri: Në parim s’jemi kundër Thaçit kryenegociator për dialog