Haxhiu paralajmëroi se do ta denoncojë në polici mërgimtarin, por a është vepër penale deklarata e tij?

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbrëmë ka paralajmëruar në polici një mërgimtar që ishte ironizuar me një postyim që e kishte për ajo në rrjetet sociale për një rast tentim- dhunimi të një 14 vjeçare.

Pas këtij raportimi një mërgimtar e kishte etiketuar Haxhiun ku me satirë kishte reaguar ndaj saj.E Haxhiu përmes rrjeteve sociale ka shkruar se rastin do ta lajmërojë në polici.
“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në Polici!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook të hënën.

 
Ky shkrim ka nxitur reagime e ndër ta edhe avokati Arianit Koci i cili kishte thënë se një gjë e tillë nuk është vepër penale.
“Statusi po tingëllon rëndë, shumë rëndë, po nuk është vepër penale.Korabi ka bërë satirë, tallje, humor.Nuk po më pëlqen as mua, por Korabit nuk mundemi me ia ndalë lirinë e shprehjes. Revista javore satirike Charlie Hebdo, e ka satirën edhe më të rëndë, por nuk i bëjnë kallëzime penale.”, ka komentuar Koci.

Kurse sot Haxhiu ka reaguar prapë në rrjetet sociale. Duke thënë se pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq.

Në anën tjetër mërgimtari Korab Blakaj në bazë të të dhënave në Facebook bëhet e ditur se jeton në Austri./21Media

Back to top button