Haxhiu paralajmëron bizneset që nuk po respektojnë vendimet e Qeverisë

Paralajmërohen dënime për bizneset që shkelin masat për sigurinë e qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria ka ndërrmarë veprime e masa për sigurinë e qytetarëve për shkak të rrezikut nga pandemia COVID – 19 dhe se këto vendime janë të detyrueshme për të gjithë.

Megjithatë lidhur me pikat që lidhen me marrëdhënien e punës, Haxhiu ka thënë se ende ka biznese, kompani që nuk po respektojnë pika të caktuara të vendimit “e sidomos sipas informacioneve që i kam, po i detyrojnë të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor”.

“Kjo është shkelje e vendimeve të Qeverisë. Kjo është e dënueshme dhe penalizohet sepse rrethanat e tilla nuk duhet të keqpërdoren nga askush”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se kërkohet nga të gjitha palët të cilat konsiderojnë që po u shkelen të drejtat nga Marrëdhënia e Punës por edhe Siguria dhe Shëndeti në Punë dhe që afektohen nga vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’i drejtohen Inspektoratit të Punës, përmes numrit pa pagesë 0800 77 5 77 apo në e-mail zyrtar: inspektoratipunes@rks-gov.net.’./21Media

Back to top button