Haxhiu për rastin Martin Berishaj: Ka qenë në luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Qeveria e Kosovës i ka dhënë qëndrimet e saj rreth rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Kuvendin e Kosovës është deklaruar për rastin Berishaj. Ajo ka thënë se duhet pritur që drejtësia të vendosë për këtë rast.
“Martin Berishaj ka qenë në luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni, pra pak para zgjedhjeve. Në një konferencë për media, kryeministri në ardhje ka treguar edhe për vërtetimin që edhe vetë inteligjenca ekonomike në Slloveni që ka dëshmuar se të hyrat e tij janë në rregull. Në këtë Kuvend u deklarua se ai po i ikë drejtësisë. Ai do t’i përgjigjet secilës kërkesë të institucioneve të Kosovës, apo në Slloveni, apo në Kroaci që do t’ia bëjnë. Edhe Agjencioni Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet në raport me deklarimin e pasurisë,. Prisni institucionet dhe qëndrimet e institucioneve në raport me këtë çështje”, ka thënë Haxhiu./21Media

Back to top button