Pas ndryshimit të masës ndaj policit dhe profesorit

Pas ndryshimit të masës ndaj policit dhe profesorit

Pas lirimit nga paraburgimi polici V.V. dhe profesori Sh.XH nga Drenasi, të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, i njohur tashmë në Kosovë si “Rasti Drenasi”, ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Ajo u shpreh kundër këtij vendimi, duke thënë se përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi.

“Ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për përdhunuesit është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale!”, ka shkruar Haxhiu.

Ndaj të dyshuarve V.V dhe SH.Xh tash rëndon masa e arrestit shtëpiak. Në lidhje me këtë rast, në arrest shtëpiak vazhdon të qëndrojë avokati G.H., që dyshohet për të njëjtat vepra si polici dhe arsimtari, si dhe një gjinekolog F.A., i cili dyshet se jashtëligjshëm kishte kryer abort te vajza nga Drenasi./21Media