"Pra, klika pranoi se është më e vogël se 1/4 e AAK"

“Pra, klika pranoi se është më e vogël se 1/4 e AAK”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së tregon se PSD gjthmonë ka qenë në pushtet, duke i dhënë mbështetje PAN-it sa herë që ka qenë nevoja.

Sipas Haxhiut PSD kanë pranuar poshtërim publik, vetëm të mos shkojë e vetme në zgjedhje, shkruan rtv21.tv.

Haxhiu më tej deklaron se me pranimin e çerekut të vendeve në listën zgjedhore me AAK-në, edhe pse kanë deputetë me numër të barabartë, PSD ka pranuar se ata deputetë i ka me ulëse “të vjedhura”, dhe se e ka pranuar tradhëtinë që ka bërë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Për më tepër mund të lexoni shkrimin e plotë të deputetes./21Media