Deputeti Bekim Haxhiu ishte i ftuar në emisionin debatues Click

Deputeti Bekim Haxhiu ishte i ftuar në emisionin debatues Click

Ai shfrytëzoi rastin për të sqaruar një fakt i cili sipas tij është keqkuptuar nga qytetarët e Kosovës, e ky fakt është marrja e mëditjeve nga deputetët, shkruan rtv21.tv.

Sipas Haxhiut shumë qytetarë besojnë se deputetët marrin 240 euro mëditje në çdo seancë që marrin pjesë, mirëpo ata marrin 240 euro për të gjitha seancat brenda një muaji. Nëse janë dy seanca dhe mungon në njërën atëherë deputetit i paguhet mëditje për atë muaj vetëm 120 euro, por edhe nëse janë më shumë se dy seanca brenda një muaji atëherë deputetëve iu paguhet vetëm shpenzimet e udhëtimit./21Media