"Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të dalin masovisht nesër në zgjedhje"

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të dalin masovisht nesër në zgjedhje”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisës së Veriut që të dalin nësër në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatin Blerim Reka.

“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të dalin masovisht nesër në zgjedhje. Ata duhet të dëshmojnë që janë fuqi politike dhe që janë të bashkuar rreth një kandidati të jashtëzakonshëm. Nesër, jepini mbështetje të fuqishme profesor Blerim Rekës!”, ka deklaruar Haxhiu në Facebook.

Në garë janë tre kandidatë, ndër të cilët edhe kandidati shqiptar, Blerim Reka. Nesër nuk pritet të ketë fitues. Dy kandidatët me më shumë vota kalojnë në balotazhin e 5 majit./21Media