Chelsea e vlerëson Hazardin 116 milionë euro

Chelsea e vlerëson Hazardin 116 milionë euro

Real Madridi ka përshpejtuar tentativat për për transferimin e superyllit të Chelseat, Eden Hazard.

“Loc Blancos” shpresojnë se do të arrijë marrëveshje me Chelsean për blerjen e Eden Hazardit para se të përfundojë sezoni, sipas The Telegraph.

Brenda javës Florentino Perez është duke përgatitur të bëjë një ofertë të re për 28-vjeçarin, ndërkohë që belgu nuk është i interesuar të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin londinez.

Chelsea e vlerëson Hazardin 116 milionë euro, por Madridi shpreson se mund ta transferojë atë për 99 milionë euro.