Hazard premton se do të jap 100% nga vetja

Hazard premton se do të jap 100% nga vetja

Sulmuesi i Realit, Eden Hazard, ende nuk ka shënuar golin e parë në fanellën e “Los Blancos”.

Në ndeshjen e kaluar kundër Atletico Madrid, belgu nuk luajti shumë mirë. Ai e ka pranuar që nuk është në formën e duhur.

Hazard tha se e di historinë e numrit 7 në fanellë dhe do të punojë shumë për ta vazhduar këtë histori.

Siç kam thënë në prezantim nuk jam ndonjë galaktikë. Duhet t’iu tregoj të gjithëve se mund të bëhem një i tillë. E dimë historinë e numrit 7 në fanellë dhe do t’iu tregoj se mund të bëhem një ndër lojtarët më të mirë në botë, do të jap 100% nga vetja ime në çdo ndeshje dhe çdo trajnim”, tha Hazard./21Media