Hazard te Real Madridi

Hazard te Real Madridi

Futbollisti belg ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Chelseat.

Ka kohë që e ka marrë vendimin për tu larguar nga Chelsea. Kurse finalja e Ligës së Evropës, ku ai realizoi dy gola, ishte e fundit për Eden Hazard me fanellën e Chelseat.

Hazard në përfundim të ndeshje e pranoi se aventura e tij me Chelsean ka marrë fund dhe se ai do të transferohet në një klub tjetër.

Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll nuk i dihet kurrë. Dikur ëndërroja të luaja në Premier Ligë. E bëra këtë për shtatë vjet. Ndoshta tani është koha për një sfidë të re”, tha Hazard.

Hazard do të transferohet te Real Madridi dhe në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.