Reprezentuesi belg dëshiron të qëndrojë edhe më tutje në Stamford Bridge

Reprezentuesi belg dëshiron të qëndrojë edhe më tutje në Stamford Bridge

Eden Hazard ka bërë me dije se do ta vazhdojë kontratën me Chelsean menjëherë pas zyrtarizimit të Thibaut Courtois, pasi portieri është shumë pranë marrëveshjes së re me klubin.Për Hazard është raportuar që po interesohet Real Madridi, por vetë lojtari ka thënë se është në pritje të kontratës me ‘Blutë’.

I pyetur nga Mirror Football nëse do të vazhdojë, Hazard është përgjigjur: “Po. Fillimisht do të nënshkruajë Thibaut, më pas unë”. Hazard është pjesë e Chelseat që nga viti 2011 ku u transferua nga klubi francez Lille.