Barcelona janë në nevojë të madhe për të transferuar një futbollist që zëvendëson të larguarin Neymar

Barcelona janë në nevojë të madhe për të transferuar një futbollist që zëvendëson të larguarin Neymar

Diario Gol raporton se Barca janë të interesuar ta transferojnë Eden Hazard-in për 120 milionë euro gjatë kësaj vere.

Edhe Real Madrid janë shumë të interesuar për reprezentuesin belg, por Barca shpresojnë që ta bindin Antonio Conte-n, i cili nuk është i interesuar ta humbë Hazard-in, ani pse momentalisht është i lënduar, shkruan rtv21.tv.

Të kaltrit e Londrës janë të interesuar për të transferuar Sergi Roberton nga gjigantët katalanas, dhe mesfushori i gjithanshëm mund të jetë pjesë e marrëveshjes për transferimin e 26 vjeçarit drejt Barcelonës./21Media