Shumë fjalë për të ardhmen e Hazardit

Shumë fjalë për të ardhmen e Hazardit

Futbollisti belg, Eden Hazard gjatë verës është kërkuar nga Real Madridi e Barcelona.

Ylli belg është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Chelseas dhe prej kohësh klubi londinez po tenton të nënshkruajë kontratën e re me sulmuesin.

Nga ana tjetër, Reali i Madridit sheh te Hazard pasuesin ideal të Cristiano Ronaldos.

Gjithsesi në lidhje me lajmet e fundit që kanë dalë dhe thonë se ai ka rinovuar me Chelsean, Hazard tregoi se duhet ende kohë.

“Unë nuk kam nënshkruar akoma një kontratë. Akoma jo”.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do ta bind po jo lojtarin për të qëndruar në Stamford Bridge.