Haziri: Dallimi për kryeparlamentar ende nuk është kaluar

Deklarohet Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas takimit konsultativ tha se angazhimet dhe përpjekjet e tyre janë që të ndahet roli i tyre në Kuvend në mënyrë që ekzekutivi dhe Kuvendi të koordinohen në zbatimin e politikave programore që pritet me ndodhë në mandatin e ardhshëm.

Ai tha se finalizimi i marrëveshjes bie mbi të dy partitë politike.

Haziri deklaroi se ende nuk është përballuar ndryshimi për pozitën e kryetarit të Kuvendit.Duke thënë se do të angazhohen që të punojnë në këtë drejtim.

“Mustafa ka zhvillu konsultime ditore, ne do të vazhdojmë përpjeke në takim intesive brenda strukturës, por edhe me partnerët e ardhshme të koalicionit VV, për të arritë marrëveshje politike e cila të hënën e jep Republikës tonë ekzekutivin e ri”, tha Haziri.

Ai shtoi se po angazhohen që kjo marrëveshje të jetë e balancuar dhe që akomodon dy subjektet politike, pastaj sipas tij kjo i hapë rrugë mandej mandatari për të krijuar koalicionin edhe me partitë e pakicave që nuk përfshin Listën Serbe po përfshinë fazën e parë të komunitetit të pakicave jo serbe, shkruan 21Media.

Nënkryetari i LDK-së u shpreh se takimet nuk janë ndërprerë anjëherë me VV-në, duke shtuar se takime të paralajmëruara nuk ka ende, por mund te ketë sot, eventualisht nesër./21Media

Back to top button