LDK është mbledhur për ta zgjedhur kryesinë e re

LDK është mbledhur për ta zgjedhur kryesinë e re

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i saj Lutfi Haziri gjatë lidhjes direkte në Radiotelevizionin 21 ka deklaruar se është zgjedhur kryesia e re prej 31 anëtarëve, e cila sipas tij do të takohet nesër për të marrë përgjegjësinë e plotë të organizimit të zgjedhjeve.

Haziri ka deklaruar se nuk është diskutuar as për koalicione të mundshme e as për mandatarin e tyre për kryeministër, duke shtuar se nuk janë zgjedhur as kryetari, nënkryetarët e sekretari i kryesisë.

Haziri ka përfunduar duke deklaruar se emri i kandidatit të LDK-së për kryeministër do të publikohet shumë më shpejtë se javën e ardhshme./21Media